Barcelona dëshiron ta huazojë Sterlingun

 
Ylli anglez pritet të largohet nga Manchester City, dhe aventura e re e tij spekulohet të jetë në La Liga.
Gjigandi katalunas Barcelona po e konsideron transferimin e sulmuesit anësorë të Manchester Cityt Raheem Sterling në formë huazimi me opsion blerjeje, raporton “Marca”.
Po ashtu, raportohet se krahas Sterling, interesim serioz nga krerët e “Blaugranëve” ka edhe për yllin e RB Leipzig Dani Olmo.
Këtë sezon, Raheem Sterling ka arritur të bëjë 15 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar vetëm dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Back to top button