Dua Lipa flet me krenari për Kosovën dhe fton Unionin Evropian që të pranojë Kosovën

 
Artisja shqiptare, Dua Lipa është nderuar  me Çmimin e Lidershipit në Këshillin Atlantik të Washingtonit për karrierën e saj muzikore dhe për angazhimin e saj  në kauza filantropike, përfshirë fuqizimin e brezit të ardhshëm të udhëheqësve dhe muzikantëve ballkanikë nëpërmjet fondacionit  dhe festivalit “Sunny Hill”.
Fjalimin  e saj në 60-vjetorin e Këshillit Atlantik, Dua e nisi më fjalën shqipe “Mirëmbrëma”. Artistja u shpreh jashtëzakonisht e lumtur për çmimin, teksa theksoi se ai i dedikohet të rinjve të Kosovës. Përveç që foli për punën dhe planet e saj me “Sunny Hill”, Dua ftoi publikisht krerët e Bashkimit Evropian që Kosovën ta bëjnë pjesë të këtij unioni ne mënyrë që edhe shteti ynë të zhvillohet ekonomikisht dhe kulturalisht përkrah vendeve fqinje.
Dua tashmë e shpallura si  “Artistja e Shquar e Vitit 2021”,  në këtë ngjarje ishte e shoqëruar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Fjalimi i Dua Lipës në Këshillin Atlantik
“Qëndroj para jush si një fëmijë i Kosovës, që ka lindur dhe është rritur në Britani të Madhe që sot jam këtu si një mysafire e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Unë vij nga një vend që shumë nga ju sigurisht keni dëgjuar por ndoshta jo në mënyrën se si unë do ta përshkruaj tani. Dua të ndaj më ju pak nga Kosova ime. Kosovarëve ju pëlqejnë ndejat, gjë që nuk është për tu befasuar ngase rreth 50% e popullatës tonë është nën moshën 25 vjeçare. Zyrtarisht unë jam e moshuar në Kosovë!
Së fundi kam dëgjuar një rrëfim për një turiste që vizitoi Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës  e cila  kishte mbetur zgjuar deri vonë nga një turmë njerëzish që po rrini në një lokal pranë hotelit ku qëndronte ajo.  Mëngjesin e ardhshme ajo pyeti në recepcion me ç‘rast u bë gjithë ajo ndenjë dhe ata ju përgjigjen ishte thjesht e HËNE. 
Prishtina ka një kulturë të mrekullueshme të kafesë. Harrojeni shprehin që të merrni kafen me vete, vishuni bukur,  zini një karrige dhe thjesht shikojeni botën teksa kalon. Është shumë evropiane.
Për një vend të vogël Kosova është  e mbushur më njerëz kreativë  dhe mund të them shumë shembuj,  por sot disa prej tyre janë këtu. “Zgjoi”  një film më kastë të mrekullueshme që ka marrë tri çmimet më te mëdha këtë vit në Sundance Film Festival. Dhe, prisni të shihni suksesin e tij në Oscars.  Prishtina po ashtu do të mbajë edhe Manifestën vitin e ardhshme që është një festival i kulturës dhe artit kontemporan. Dhe ne do të mund ta shohim qytetin të mbushur me artin publik me ekspozita dhe instilacione të ndryshme.
Dhe gazetar të mediave të mëdha spekulojnë se çfarë mund të ketë në ujin e Kosovës që po nxjerr kaq shumë artistë të suksesshëm në muzike. Krejt çka mund të them është na jepni një mundësi dhe ne do të shkëlqejmë. 
Në vitin 2018 unë dhe babi imë krijuam festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë dhe shumë shpejt ai u bë njeri nga festivalet më të mëdha të muzikës në regjion. Ka qenë një ëndërr e kamotshme e jona që të sjellim artistë të mëdhenjtë në Kosovë, jo vetëm që fansat e tyre të njihen me bendet e mëdha, por që edhe vetë këto bende të përjetojnë muzikën tonë të mrekullueshme dhe të shumëllojshme. Pjesa e dytë e ëndrrës tonë shumë shpejt do të bëhet realitet dhe unë nuk do të mund të isha kurrë më e ngazëllyer  se sot që të ndaj më ju planet për fondacionin “SunnyHill”.
Ne kemi nënshkruar një kontratë me kompaninë e njohur MOU për të krijuar qendrën kreative të Sunny Hill në Prishtinë dhe shpresojmë shumë që ajo do të fillojë të funksionojë verën e ardhshme.  Do të jetë një hapësirë kreative ku të rinjtë do të mësojmë për  industrinë e muzikës dhe për performanca. Për ata që duan të futen në këtë industri do të ketë punotri të ndryshme dhe vizita të artistëve dhe producentëve nga e gjithë bota të cilët do të tregojnë atë që  kanë mësuar dhe për të tjerët qendra do të jetë një vend ku do të mësojnë të ngrisin vetëbesimin, të mësojnë gjera të reja dhe me e rëndësishmja të bëjnë qejf. 
 Koncerti i parë në të cilin kam shkuar ishte ai i bendit “Method Man and Redman” ishte në Prishtinë dhe unë isha vetëm 13 vjeç . Ishte pak e  pazakonte, shumë cool dhe përfundimisht jo aq i përshtatshëm për moshën time. Por e vërtetë është së nuk kisha zgjidhje të tjera.  Kosova është një treg i vogël që të bëhet pjesë e turneve të mëdha botërore.  Andaj ne tani do t’i sjellim artistët në Kosovë . Dhe pa berë asnjë përjashtim të gjithë ata që i kemi ftuar për të performuar në  festivalin Sunny Hill  duke filluar nga Miley Cyrus e deri tek Clavin Harris të cilët janë mrekulluar me gjithë eksperiencën. Ata kanë deklaruar se eksperienca në Kosovë ka qenë ndër më të mirat duke qenë se energjia ka qenë shumë e mirë, audienca shumë e zëshme dhe mikpritja ishte shumë e ngrohtë. Performuesit më të mirë thonë se show që kanë këtë lloj energji të mrekullueshme janë më të mirë. Dhe disi kjo gjithmonë ndodh në Sunny Hill .
Sidoqoftë pamja mund edhe të mashtrojë, në shumë mënyra jeta në Kosovë është e vështirë. Dhe në mënyre të pamohueshme bartë plagë te luftës. Edhe për ata që arritën t’i iknin luftës. Prindërit e mi u larguan nga Kosova në vitin 1992 në kohën kur situata po tensionohej dhe për fat të mirë ne arritëm te krijonim një jetë të mirë në Londër. Kishte vite të tëra që ata e dinin se nuk mund të ktheheshin në shtëpi, kjo sigurisht ju ka shkaktuar atyre shume dhimbje aq sa ne mund vetëm ta imagjinojmë. Ndonjëherë kur flas me prindërit e mi për ate kohë, ata mund te flasin për këtë temë me orë te tera. Dhe nganjëherë thonë se e kane ndjenjën sikur kanë 300 vjet jetë.
Për mua të kem këtë identitet të dyfishtë realisht ka qene shumë pozitiv, jam gjithmonë e përkëdhelur me komentet e njerëzve duke me thirrur në atë që ata e quajnë etika e punës se një emigranteje dhe është e vërtetë është një dhunti që është bartur nga brezi në brez për gjenerata të shumta.
Por edhe përkundër vendosshmërisë dhe shpirti luftarak duhet kohë për tu shëruar dhe për të nisur gjithçka nga fillimi.
Sot Kosova, vazhdon edhe me tej të ballafaqohet me shumë sfida dhe janë pikërisht brezat e rinj ata të cilët vuajnë pasojat.
Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?!
Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë në një mënyrë tjetër. Janë vetëm 13 vjet të shkurtra në rrugëtimin tonë të pavarësisë. Dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë edhe ekonomikisht e kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit.
Me këtë vizion më mendje unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”./21Media

Back to top button