Barcelona fiton Superkupën

Real Madridi doli të jetë një kafshatë shumë e lehtë për Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës e cila u zhvillua në Arabi, në stadiumin “King Fahd International Stadium.”.
Katalanasit triumfuan me rezultat të pastër 3-1 dhe e dominuan totalisht ndeshjen nga fillimi deri në fund të saj duke treguar kështu superioritet përballë skuadrës së Carlo Ancelottit.
Goli i parë i Barcelonës erdhi në minutën e 33’ nga Gavi, kurse vetëm 12 minuta më vonë, spanjolli asistoi për Robert Leëandoëskin i cili shënoi për 2-0 duke i dhënë skuadrës qetësi maksimale para pjesës së dytë.
Fraksioni i dytë i ndeshjes dha pasqyrën e njëjtë me Barçën që kontrolli gjithhçka në fushë. Ata madje gjetën edhe golin e tretë në minutën e 69’, kur Gavi, që shkëlqeu në këtë sfidë asistoi për Pedrin që shënoi për 3-0.
Në minutat shtesë, Reali ngushtoi epërsinë në 3-1 me golin e fituesit të Topit të Artë, Karim Benzema, por kjo ishte e gjitha çfarë arritën të bëjnë deri në fund.
Ky është trofeu i parë për Barcelonën në vitin 2023.

Back to top button