​Nga lufta për titull tek kalimi i Mudryk te Chelsea, flet Arteta

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-0 në derbin londinez kundër Tottenhamit.
Madje, ai pas ndeshjes tha se ka dy arsye pse është tejet i lumtur.
“Jam shumë i lumtur për dy arsye. Njëra sepse pashë një ekip me shumë kurajo, vendosmëri, cilësi dhe që donte shumë që sot të vinte këtu dhe të fitonte. Dhe tjetra ku ne kemi një punë ku jemi vërtet të privilegjuar t’i bëjmë njerëzit të lumtur dhe kur të kesh këtë mundësi duhet të përpiqesh vërtet dhe ta bësh atë. Kështu që kënaqësia dhe ndarja e fitores me tifozët tanë ishte një ndjenjë e madhe dhe e gjithë vuajtja që e bëjmë ka shumë kuptim në momente të tilla.”, tha fillimisht ai.
Sa i përket luftës për titull, spanjolli tha se mund të kenë një fund të lumtur nëse skuadra vazhdon ecjen në këtë rrugë.
“Është një pozicion i mrekullueshëm për të qenë. Le të shijojmë momentin dhe të vazhdojmë të fokusohemi. Kënaqësia do të vijë nëse vazhdojmë të fokusohemi në atë që duhet të bëjmë.”
Në fund ai foli edhe për kalimin e Mudryk te Chelsea, edhe pse ishte raportuar se lojtari do t’i bashkohej Arsenalit. Ai nuk përjashtoi mundësinë që Arsenali të transferojë lojtarë të tjerë në këtë afat kalimtar.
“Ne kemi lojtarë të shkëlqyeshëm dhe duam të përmirësojmë skuadrën tonë në këtë afat kalimtar. Kur e them këtë nënkuptoj veten, stafin stërvitor, lojtarët e stafit, bordin dhe pronësinë, të gjithë duam ta bëjmë këtë. Por ne do të bëjmë marrëveshjet që mund t’i bëjmë dhe ato që mendojmë se janë të duhura për klubin.”, tha në fund Arteta.
Arsenali është lider i tabelës në Premier ligë me 47 pikë, tetë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Back to top button