Barcelona i hap sërish dyert Messit

Trajneri i Barcelonës dhe ish-shoku i skuadrës së Lionel Messit e ka mbajtur derën hapur për sulmuesin argjentinas që të kthehet në klub në të ardhmen e afërt nëse ai dëshiron.

Messi kaloi tërë karrierën e tij me Barcelonën deri në kalimin e tij te PSG në verën e vitit 2021. Që atëherë, ai është lidhur vazhdimisht me një rikthim te Blaugrana.

“Kjo është shtëpia e tij dhe dyert janë të hapura për të. Nuk ka dyshim për këtë. Ai është një mik, ne jemi në kontakt të përhershëm. Do të varet shumë nga ai, nga ajo që do të bëjë në të ardhmen e tij, nga çfarë dëshiron të bëjë edhe klubi”, tha Xavi për shtypin përpara ndeshjes së së enjtes në Europa League me Manchester United .

I pyetur nëse Leo do të përshtatej në ekipin aktual, Xavi e bëri të qartë: “Ai është më i miri në botë dhe në histori, ai do të përshtatej gjithmonë./21Media

Back to top button