Barcelona i jep goditjen fatale Realit në luftën për titull

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në El Clasicon e xhiros së 26-të për të bërë kështu një hap jashtëzakonisht të madh në luftën për titullin kampion në La Liga.

Katalanasit triumfuan në “Camp Nou” me rezultat 2-1 para mbi 90 mijë tifozëve duke i dhënë kështu një goditje të rëndë skuadrës së Carlo Ancelotti pasi ata tashmë kanë mbetur 12 pikë prapa skuadrës së Xavi Hernandez.

Barça e pa veten në disavantazh pas vetëm nëntë minutave lojë kur Araujo shënoi autogol, por më pas erdhi përmbysja e madhe me golat e Robertos në fund të pjesës së parë dhe të Frank Kessie në sekondat e fundit të pjesës së dytë.

Barcelona tani është lidere e pa kontestueshme me 68 pikë, derisa Reali mbetet i dyti me 56 sosh.

Back to top button