Blinken vlerëson marrëveshjen Kosovë-Serbi si hap kyç drejt anëtarësimit në BE

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes lehtësimit të Bashkimit Evropian për zbatimin e propozimit të BE-së, në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, sipas Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

“Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”, shtoi ai

“Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

Back to top button