Barcelona i shpëton humbjes, 1-1 me Granadan

Ronald Koeman është ndoshta në pozitat më të vështira dhe stoli i tij që nga kjo mbrëmje nuk është më i sigurtë.
Barcelona barazoi me shumë vuajtje 1-1 përballë Granada në “Camp Nou” teksa katalanasit u kushtëzuan shumë nga mungesat e mëdha për shkak dëmtimesh siç janë, Dembele, Aguero, Fati, Braithwaite.
Që në minutën e dytë, miqtë kaluan në avantazh me Duarte dhe më pas vetëm u mbrojtën duke lënë të gjithë fushën për Barçën.
Me gjithë rastet e shumta për gol, 77% zotërimin e topit, 16 gjuajtje në total, 5 në kuadrat, vetëm në minutën e 90’, Barcelona gjeti golin me një mbrojtës, Araujon me kokë i cili lehtësoi disi dëmin për vendasit.
Një barazim 1-1 me Granadan nuk do t’u pëlqejë drejtuesve të cilët prisnin reagim pas humbjes me Bayern Munchen dhe Koeman është i sinjalizuar./OraNews

Back to top button