Barcelona këndellet nga humbja në “El Clasico”, mposht Villarrealin

Ka përfunduar derbi tejet interesant mes Barcelonës dhe Villarrealit, ku skuadra e Xavit ka gjetur këndelljen nga humbja në “El Clasisco” kundër Real Madridit, duke i siguruar pikët e plota në ndeshjen e sotme.
Pas plot 90′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Spotify Camp Nou”, Barcelona e ka mposhtur me lehtësi Villarrealin, ku rezultati final i ndeshjes është 3:0.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi Robert Lewandowski, i cili dërgon Barçën në epërsi prej 1:0 në minutën e 31′ të ndeshjes, kurse katër minuta më vonë ylli polak shënon edhe golin e dytë personal dhe të dytin për katalunasit në këtë ndeshje.
Epërsinë në 3:0 për skuadrën e Xavit e thelloi ylli spanjoll, Ansu Fati në minutën e 38’ të ndeshjes. Goli i Fatit doli të ishte i fundit në këtë ndeshje, ku Barça tani i rikthehet fitores pas humbjes kundër Real Madridit në xhiron e kaluar.
Me pikët e reja, Barcelona tani ngjitet në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë në tabelë, 10 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Villarreali, që zë vendin e nëntë me 15 pikë të tubuara.
Rezultati final, 3:0 në favor të Barcelonës.

Back to top button