Ngjarjet e ditës: 21 tetor 2022

09:00
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA organizojnë diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”. (Zyrat e ASK-së, rr. “Zenel Salihu”, Prishtinë).
09:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me një delegacion nga Komonuelthi i Australisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Ermal Koci – kryeshef Financiar në KESCO dhe Alpin Dogan – kryeshef ekzekutiv-KEDS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 220-të. (Platforma Zoom)
10:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit takohet me Komisionin Parlamentar homolog për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Republika e Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)
11:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët që kanë udhëhequr prokurimin në KEK për periudhën 2006-2008: Ymer Dragusha; Argjent Këpuska dhe Njazi Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugovës. (Sheshi Ibrahim Rugova)
11:00
ORCA mban aksion simbolik lidhur me situatën e krijuar në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së)
12:00
Kryeministri Albin Kurtit pret në takim liderët e parive opozitare në vend. (Ndërtesa e Qeverisë)

Back to top button