Barcelona mposht Real Sociedadin

Në stadiumin “San Sebastian”, Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal 1:0 Real Sociedadin.
Heroi i sotëm për “Blaugranët” ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënon golin e fitores dhe të vetmin të ndeshjes në minutën e 11’ të ndeshjes.
Me pikët e reja, Barcelona ngjitet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 63 pikëve, 15 sosh larg kreut të tabelës, Real Madridit.
Në anën tjetër, me humbjen e sotme Real Sociedadi rrezikon pozicionimin drejt garave evropiane, ku renditet në vendin e gjashtë me 55 pikë të arkëtuara./21Media

Back to top button