Barcelona nuk mund të regjistrojë dy transferimet e reja

Barcelona ende nuk ka njoftuar për transferimet e Andreas Christensen dhe Franck Kessie, pasi që klubi nuk është në gjendje të regjistrojë dyshen për shkak të kufizimeve të “Fair Play” financiar.
Christensen pritet t’i bashkohet gjiantit katalunas si transferim i lirë kur kontrata e tij me Chelsea të skadojë muajin e ardhshëm, ndërsa Kessie gjithashtu do të arrijë në “Camp Nou” si lojtar i lirë kur marrëveshja e tij me Milanin të përfundojë në muajin qershor.
“SPORT” pretendon se Barcelona nuk ka njoftuar dy nënshkrimet, apo rinovimin e kontratës së Sergi Robertos, pasi klubi nuk është në gjendje të regjistrojë dy lojtarët dhe të qëndrojë brenda limitit të pagave.
Në janar, Barcelona nuk ishte në gjendje të regjistronte Ferran Torres, pasi nënshkroi me sulmuesin në një marrëveshje prej 55 milion eurosh nga Manchester City.
Torres përfundimisht u regjistrua pasi lojtarët e tjerë në skuadrën e Barcelonës, përfshirë Samuel Umtitin, pranuan ulje të pagave.
Barcelona përdori të njëjtën metodë verën e kaluar për të lejuar regjistrimin e transferimeve të reja duke përfshirë Eric Garcia, Memphis Depay dhe Sergio Aguero.
Tani thuhet se Barcelonës do t’i nevojitet që të largojë disa lojtarë para se që të shikojë rreth mundësisë për të transferuar lojtarë të rinj.

Back to top button