Shtyhet rimeçi mes Usyk dhe Joshuas

Rimeçi i Anthony Joshua me Oleksandr Usyk për tre nga katër rripat e titujve të peshave të rënda botërore i planifikuar fillimisht për 23 korrik në Arabinë Saudite është shtyrë deri në mes të gushtit.
Arsyeja e shtyrjes thuhet se lidhet me marrëveshjen e transmetimit të meçeve të Joshuas. “Sky Sports” thuhet se ka të drejtën e transmetimeve në Britaninë e Madhe, kurse “DAZN” do të marrë të drejtat ndërkombëtare për 32-vjeçarin, transmeton rtv21.tv
Pritet që do të nevojiten edhe dy deri në tre javë të tjera për të zgjidhur çështjet ekzistuese rreth marrëveshjeve të transmetimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button