Çfarë u tha në takimin e Kurtit me liderët e opozitës?

Krerët e opozitës kërkuan nga kryeministri koordinim me ShBa-në, BE-në dhe KFOR-in.-Zyra e kryeministrit: PDK e LDK e mbështesin sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti takoi sot liderët e partive opozitare. Pas takimit që u mbajt me dyer të mbyllura, zyra për medie e kryeministrit nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhanë mbështetjen për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të Kosovës. Krasniqi e Abdixhiku thanë se nga kryeministri Kurti kërkuan që të koordinohet me SHBA-në, BE-në e KFOR-in për veriun./21Media
 
 

Back to top button