“Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths”, premierë në Venecia
Fituesi i pesë çmimeve Oscar, Alejandro González Iñjárritu, është njëri prej 23 regjisorëve, filmat e të cilëve janë konkurrentë në garën për çmimin kryesor në festivalin e filmt në Venecia. Filmi i tij titullohet “Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths”.
Me këtë rast, në tepihun e kuq para shfaqjes së tij u paraqitën një radhë personalitetesh të showbiznesit, në mesin e tyre: Jodie Turner-Smith, Tessa Thompson e të tjerë.
Filmi “Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths” paraqet Gimenez Cacho, i cili është gazetar meksikan dhe prodhues dokumentarësh.
Ai luan rolin e Silverio Gama-s, udhëtimi i të cilit për në vendin e tij të lindjes nga Los Angeles shtyn të mendojë për shumçka, si për identitetin e tij, për suskesin, vdekjen, familjen dhe historinë e Meksikës.
Ky është filmi i parë i Iñjárritu, që u realizua në vendin e tij në Meksikë, që prej se ai ka ikus prej atje pra dy dekadash.
Iñjárritu, çmimet Oscar i ka fituar për disa nga filmat e tij si: Babel, Birdman, dhe The Revenant./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?