Kaloni te përmbajtja kryesore

Barella nesër zyrtarizon rinovimin e tij

Për Nicolo Barellan është gjithçka e kryer për rinovimin dhe nesër do të jetë dita e zyrtarizimit nga ana e klubit.
Barella ka pranuar kontratën e re të Inter-it ku i ofron 5 milion euro në sezon për 5 vite. Lojtari dhe klubi kanë rënë dakort pa vështirësi për arsye se Barella dëshiron ende të luaj për Interin.

Vështirësia mbetet tek Brozovic. Sipas “Skysport24”, situata e rinovimit me kroatin është e komplikuar. Është pothuajse e njëjtë me atë të Lautaros më parë.
Për Brozovic duhet një mrekulli për ta çuar atë të rinovoj kontratën që i skadon në qershorin e ardhshëm. Kroati është një nga lojtarët kryesorë tek Inter dhe klubi do të bëjë të pamundurën për të bindur lojtarin të rinovojë.
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button