Bari nga akulli në Pragë

Vala e të nxehtit ka përfshirë vende të ndyshme, përfshirë këtu edhe Republikën Çeke. Për ata që kërkojnë një vend me ambient të freskët, këtë e ofron Praga. Atje ndodhet një pijetore nga akulli. Në këtë pijetore çdo gjë është nga akulli, madje edhe gotat e pijeve.
Pra, derisa në Pragë temperaturat janë të larta, vizitorët atje kanë shansin të përjetojnë diçka krejtësisht ndryshe nga jashtë.
Bari ndodhet një minutë ecje nga ura Charles, ndërkaq në të shërbehet me kokteje të kombinuara me akull. Çdo gjë brenda barit, si mobilet e dekorimet janë të bëra nga akulli.
Vizitorët për t’u futur në këtë bar duhet të vishen trash, ndërkaq vizitat lejohen vetëm gjysmë ore, e kjo bëhet për shkak të të ftohtit.
Në këtë bar nga akulli më parë shërbehej edhe me birra, por përgjegjësit e tij ndaluan shërbimin me to sepse ngriheshin.
Pra, vizitorët të cilët vizitojnë Pragën, qoftë gjatë verës apo edhe dimrit, patjetër se duhet të shkojnë ta vizitojnë edhe këtë bar, sepse ai ofron një atmosferë vërtetë unike, shumë më ndryshe nga baret tjera. Kjo do të thotë se bari është i hapur për vizitorët gjatë tërë vitit./21Media

Back to top button