Rrahja e të arrestuarit në Prizren, rasti ka ndodhur një vjet me parë

Një video ka qarkulluar në media gjatë së enjtes, ku shihet një polic duke vepruar dhunshëm ndaj një personi të arrestuar.
Pak orë nga publikimi i videot, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky rast ka ndodhur rreth një vjet me parë, jo tani siç po raportohet.
“Kemi të bëjmë me një rast të rreth një vjet më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre. Andaj, kërkojmë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale”, thuhet në reagimin e Policisë.
“Siç u potencua edhe më lart ky është një rast më i vjetër dhe lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet kompetente dhe janë marr masat e nevojshëm ligjore dhe procedurale për trajtimin e tij, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj personave/zyrtarëve policor të përfshirë”, thuhet tutje në reagim./21Media

Back to top button