Barisiq: Taksa duhet të hiqet në mënyrë që të rifillojë dialogu

Barisiq thotë se Kosova ka përmbushur të 95 kriteret për viza

Serbia duhet të ndalojë procesin e çnjohjes, ndërsa, taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake duhet të hiqet, në mënyrë që të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse, ne jemi duke pritur nga Qeveria e Kosovës për të shpjeguar në detaje se çfarë do të nënkuptojë reiciprociteti. Kështu deklaron në një intervistë për kp ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq, e cila ka theksuar se në mes Kosovës dhe Serbisë, pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Për paralajmërimin e Qeverisë së Kosovës se ndaj Serbisë do të hiqet taksa dhe do të vendoset reciprociteti, Barisiq thotë se është e sigurt se qeveria nuk të bëjë diçka që do ta pengojë procesin e dialogut.

Barisiq në një intervistë për Kp, flet për atë se a mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, procesin e liberalizimit të vizave dhe pritjet që kanë nga qeveria e re e vendit.

Ambasadorja kroate thotë se presin që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Prishtinës e Beogradit, por për t’u arritur kjo, ajo thotë se duhet të rifillojë dialogu.

Këtë vit Kroacia ka marrë kryesimin e presidencës së Bashkimit Evropian, e ambasadorja kroate Barisiq thotë se do ta përkrahin Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, por që potencon se Kosova duhet të ketë argumente që tregojnë se po luftohet krimi dhe korrupsioni.

Barisiq thotë se Kosova ka përmbushur të 95 kriteret për viza, por që deklaron se duhet të punohet në vazhdimësi dhe të argumentohet se po vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

Kosova me 3 shkurt është bërë me qeveri të re, e pritjet e Kroacisë nga kjo qeveri janë që të përmbushen të gjitha premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore, si sundimi i ligjit, përmirësimi i gjendjes në arsim, shëndetësi dhe ekonomi.

Ambasadorja kroate Danijela Barisiq, deklaron se sfidë për qeverinë e re është forcimi i sundimit të ligjit, por që sipas saj, vetëm sundimi i ligjit do të mundësojë që investitorët të vijnë në Kosovë.

Ambasadorja thekson se në Kroaci vlerësohen punëtorët kosovarë, që sipas saj janë me shumë përvojë.

Barisiq, shprehet se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë është shumë i mirë, por që thotë se gjithmonë ka vend për përmirësime.

 

Back to top button