Viktima e parë e koronavirusit në Evropë

Rasti i parë u regjistrua në Francë

Ka shkuar në 1523 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Kinë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë sot njoftoi se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 2641 raste të reja të infektimeve, duke e arritur në 66 mijë e 492 numrin e përgjithshëm. Për më tepër, 143 persona vdiqën gjatë kësaj periudhe.

Është shënuar edhe viktima e parë e koronavirusit në Evropë më saktësisht, rasti i parë u regjistrua në Francë. Personi i vdekur është një turiste 80-vjeçare kineze nga province Hubei, njoftoi ministrja franceze e shëndetësisë, Agnes Buzyn. /21Media 

Back to top button