Bartos në OKB: Kosova e Serbia të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Jeff Bartos, ka ripërsëritur thirrjet që UNMIK-u duhet të mbyllet. Ai ka thënë se është koha që misioni të tërhiqet dhe të bëhet transferimi i funksioneve të tij.
Bartos tha se takimet për UNMIK-un janë të padobishme, teksa shtoi se në Kosovë nuk ka krizë sigurie.
“Nuk ka krizë sigurie në Kosovë dhe UNMK-u nuk ka më rol në qeverisjen e Kosovës. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni. Z. Shin i çmojmë përpjekjet e UNMIK-ut për dialog por UNMIK-u është mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Është koha të fillojë puna e transferimit të funksioneve nga UNMIK në agjenci më të përshtatshme. SHBA u bën thirrje shteteve anëtare për të mbyllur operacionet e saj. Ky tranzicion është i tepërt. Takimet për UNMIK-un janë të padobishme dhe kjo punë duhet të ndërpritet. Këto takime i dëmtojnë institucionet”.
Ai tha se UNMIK është një mision paqeruajtës dhe duke parë që nuk ka krizë në Kosovë dhe është koha të fillojë procesi i mbylljes së tij, pasi shpenzimi I padobishëm e dëmton OKB-në.
“UNMIK-u para shumë kohësh ka ndihmuar për koha ka ndihmuar për këtë dhe nuk ka krizë të sigurisë në Kosovë dhe nuk ka rol qeverisës në Kosovë. Koha ka ardhur që të tërhiqet misioni…. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga masat eskaluese dhe të ndërtojnë paqe dhe stabilitet në mes vete me qëllimin përfundimtar të njohjes përfundimtare”, tha ai.