Basha e opozita marshojnë drejt Parlamentit
Basha kërkon nga protestuesit të mos hiqen
Nën drejtimin e kreut demokrat, Lulzim Basha protestuesit u nisën drejt Kryesisë së Kuvendit për të bërë deputetët opozitarë dorëzimin e mandateve. Duke e cilësuar si fundin e diktaturës, kreu demokrat u kërkoi protestuesve që të mos tërhiqen në këtë moment dhe se opozitën do e kenë në krah të tyre.
Turma e protestuesve ka nisur marshimin në drejtim të insitucionit të Kryesisë së Kuvendit, duke braktisur protestën tek Parlamenti.
Në Kryesinë e Kuvendit ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili paralelisht me protestën e opozitës zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin./vizionplus