Basha: Këto qëllime do të arrihen duke luftuar

Ai thotë se duhet të luftohet korrupsioni platforma kriminale e drogës …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në “Sheshin e Lirisë”, Zsolt V. Nemeth, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. “Sot jemi të bashkuar të gjithë evropianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë”, ka shkruar Basha në Facebook.

Bashka ka thënë se një betejë e re i bashkon përsëri, shqiptarët e lirë dhe hungarezët e lirë dhe evropianët e lirë anembanë Evropës. “Kjo është beteja kundër padrejtësisë dhe tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit”, ka përseritur ai.

“Sot jemi të bashkuar të gjithë europianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë. Këto qëllime do të arrihen duke luftuar interesat qindra miliona dollarëshë të korrupsionit, platformën kriminale të drogës dhe çdo interes të veçantë që kërkon të zëvendësojë demokracinë e qytetarëve nga qytetarët dhe për qytetarët, me teatrin e kukullave, që dikton në emër të interesave miliarda dollarëshe të spekullantëve dhe përfituesve në kurriz të demokracisë”, ka thënë përmes postimit i pari i PD-së./21Media

Back to top button