Basha: Marrëveshja në Kosovë akt ndershmërie e pjekurie politike

“Qeveria e re do të mbështetet fort nga PD”

“Akt ndershmërie dhe pjekurie politike”, kështu e quajti kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha marrëveshjen e nënshkruar të dielën mes LVV dhe LDK. Basha tha në “Facebook” se qeveria e re do të mbështetet fort nga PD, si në opozitë, ashtu edhe kur të marrë qeverinë.

“Marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ajo është një akt ndershmërie dhe pjekurie politike e një vizioni të qartë të drejtuesve të LVV dhe LDK. Kjo marrëveshje është përgjigje konkrete e vullnetit për ndryshim i qytetarëve të Kosovës. Partia Demokratike si përgjatë çdo dite të historisë së saj, do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës dhe udhëheqësisë së saj, sot në opozitë e më fort nesër në qeverisjen e vendit, në sfidat që i kemi përpara dhe që kërkojnë angazhim të sinqertë e bashkëpunim vëllazeror.”, ka deklaruar Basha.

Më herët reaguan edhe kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, të cilët përshëndetën marrëveshjen për qeverinë e re. Midis të tjerash, Rama tha se pret me padurim që të bashkëpunojë me Kurtin e Mustafën për të bërë realitet lëvizjen e lirë të qytetarëve në kufi.

Back to top button