Koronavirusi mund t’i kushtojë Kinës 60 miliardë dollarë

Efektet e mëdha të Koronavirusit

Kina mund të duhet t’i ulë taksat, të rritë shpenzimet dhe të ulë shkallën e interesit për të parandaluar shpërndarjen masive të koronavirusit.

Ky impakt ekonomik mund t’i kushtojë Kinës deri në 62 miliardë dollarë. Kjo mund t’i kushtojë shumë shtetit kinez, pasi edhe vitin e kaluar Kina kishte rritjen më të ulët ekonomike në tre dekada.

Koronavirusi që ka shpërthyer së pari në qytetin Wuhan, tashmë ka vrarë306 persona deri më tash, dhe ka infektuar 14.549, por hulumtuesit thonë se numri i të infektuarve mund të jetë deri në 75 mijë persona./21Media

Back to top button