Basha: S’mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës

 
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka reaguar pas djegies së qendrës për regjistrim të automjeteve në Zubim Potok dhe tentimit për të djegur një qendër të tillë në Zveçan.
Basha ka thënë se detyra e Shqipërisë, edhe si vend anëtar i NATO-s, nuk është të heshtë, por të përdorë të gjithë mekanizmat e saj diplomatikë për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj situate.
“Nuk mund të tolerohen tanket dhe avionët ushtarakë që mësyjnë kufijtë e Kosovës, duke kërcënuar paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, ka shkruar Basha ndër të tjera në Facebook.
Të shtunën, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan./21Media

Back to top button