Basha: Të gjithë së bashku i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi sot anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës një ditë të madhe për Kosovën dhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

“Të gjithë së bashku në udhëheqjen e Kosovës i’a dolëm që Kosova të triumfojë sot”, tha Basha.

Tutje, Basha falënderoi Dora Bakojanis për kontributin e jashtëzakonshëm për të arritur në këtë moment historik.

Kujtojmë se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi sot pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pro votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

Back to top button