Basha ua mbyll dyert, Komisioni i Rithemelimit nuk hyn dot në selinë PD-së

Një përfaqësi e komisionit të Rithemelimit të PD-së mbërriti në selinë PD-në por i ka gjetur dyert të mbyllura dhe nuk mund të hyjnë.
Deputetët mes tyre dhe Flamur Noka e Tritan Shehu provuan disa dyer të selisë por asnjëra prej tyre nuk ishte e hapur.
Deputeti Flamur Noka në një prononcim për shtyp në oborrin e selisë së PD-së akuzoi Ramën se po ndihmon Bashën, i cili e ka kthyer selinë PD në burg të sigurisë së lartë
“Shtëpia e lirisë sot PD duhej të ishte një ambient festiv por për fat të keq Edi Rame ka kthyer me pengun e tij në një alkatraz të kohëve moderne. I patë vetë. Gjithçka me dyer të mbyllura a thua sikur e ka kthyer PD-në në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme.
Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur ose Edi Rama ia ka krijuar kushtet e burgut të sigurisë së lartë si mënyra më e mirë për të zgjatur jetën e pushtetit, por Edi Rama e ka gabim. Rama mund të krijojë kushtet e një alkatrazi modern pengut të tij por kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve”, tha ai.
Ai paralajmëroi Bashën se më 8 janar demokratët do e largojë Bashën nga selia PD.
“Deri më sot ka pasur afat për të zbatuar votën e demokratëve. Më 8 janar sovrani e kthen godinën nga alkatraz në shtëpi lirie siç ka qenë gjithmonë”./oranews

Back to top button