Bashkëjetuan me të mitura, arrestohen dy persona

 

 

 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Polici janë shoqëruar dy persona, raste të ndara, pasi dyshohet se bashkëjetojnë me persona nën moshën 16 vjeçare.

Rasti i parë është regjistruar në Prizren rreth orës 07:15.

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkaq në Lipjan rreth orës 18:20 është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, i cili poashtu dyshohet se ka bashkëjetuar me një të mitur.

Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button