“Bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së qytetarëve”

“Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, kështu bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili sot priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Me këtë rast, Mehaj shkroi se Gjeneralin Ristuccia e falënderoi dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim.
“Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen. Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respektive.”, shkroi Mehaj./21Media
Back to top button