Bashkëshorti 12 ditësh i Pamela Anderson i lë 10 milionë dollarë

Ish-bashkëshorti i Pamela Andersonit, Jon Peters, planifikon t’i lërë asaj një dhuratë shumë bujare prej 10 milionë dollarësh në testament, pavarësisht se martesa e tyre zgjati vetëm 12 ditë.
“Unë gjithmonë do ta dua Pamelën, gjithmonë në zemrën time”, tha ai për Variety. “Në fakt, i lashë asaj 10 milionë dollarë në testament. Dhe ajo as që e di këtë. Askush nuk e di këtë”.
“Po e them vetëm për herë të parë me ju”, shtoi producenti i “Star is Born”. “Ndoshta nuk duhet ta them. Pra, kjo është për të, pavarësisht nëse ajo ka nevojë apo jo”.
Peters, 77 vjeç, u takua për herë të parë me 55-vjeçaren pak pasi ajo kishte mbërritur në Los Angeles nga qyteti i saj i vogël në Kanada vite më parë. Më pas ai filloi ta “lante” Andersonin me dhurata të shtrenjta.
“Zilja e derës do të binte dhe një shofer do të më sillte një kuti të vogël të kuqe nga Cartier, Ralph Lauren, Azzedine Alaïa”, pati treguar ajo./21Media 

Back to top button