Kuka arrin në çerekfinale të Grand Prix-it në Portugali

(Lajm i përditësuar)
Xhudistja Loriana Kuka ka kaluar pa telashe pengesën e dytë në Grand Prix në Portugalisë.
Në xhiron e dytë të kategorisë deri 78 kilogramë, Loriana e mposhti Vanesa Chalan e Ekuadorit me mbërthim. Lufta përfundoi shpejtë.
Loriana tani përballet në çerekfinale me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.
 
12:14 – Kuka fiton përballjen e parë në Grand Prix të Portugalisë
Loriana Kuka ka fituar përballjen e parë në Grand Prixun e xhudos që po mbahet në Almada të Portugalisë.
Kuka që garon në kategorinë deri 78 kilogramë e mposhti me “ippon” qiprioten Zanet Michaelidou. Ajo në rrethin e dytë do të përballet me ekuadorianen Vanessa Chala.
Shpati Zeka është eliminuar në rrethin e parë në kategorinë deri 100 kg. Ai pësoi nga gjeorgjiani Erekle Bazierishvili.

Back to top button