Bashkëshortja e Veselit në Skenderaj, e përkrahë kandidatin Nura

Bashkëshortja e ish-kreut të PDK-së dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, Violeta, dje ka vizituar Skënderajn për të përkrahur kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Fadil Nurën.
Ky i fundit ka ndarë imazhe nga takimi me Violeta Veselin, me ç’rast ka theksuar se me zonjën Veseli kanë mendim të përbashkët “se heronjtë e gjallë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë, do të dalin triumfues e faqebardhë në fund të procesit politik me të cilin po përballen”.
Nura ka falënderuar bashkëshorten e Veselit për përkrahjen.
“Fitorja jonë do të jetë dedikim për presidentin Thaçi dhe kryetarin Veseli. Ua kemi borxh një fitore të madhe më 17 tetor.”, ka shkruar Nura në facebook, ku ka publikuar imazhe nga takimi me Violeta Veselin./21Media
May be an image of 2 people, people standing, indoor and text that says 'TRY FIRMAETS TERRYAN'
May be an image of 4 people and indoor
May be an image of 1 person and indoor

Back to top button