Bashkësia Islame e Kosovës merr këtë vendim pas vrasjes së 18-vjeçares
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.
Ky vendim është marrë pas vrasjes së 18 vjeçares të dielën në Ferizaj. Pas këtij rasti është protestuar dy herë dhe është kërkuar që vrasësve t’u shqiptohen dënime meritore./21Media