Vuçiq: Kurti, pushteti në Prishtinë dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare duan ‘ta përfundojnë problemin serb’ në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar gjendjen në Kosovë shumë të rëndë dhe ka paralajmëruar një, siç tha, “betejë të vështirë për mbijetesën e një populli në ‘vatrën e tij’.
Vuçiq foli me tone më të ulëta se një ditë më parë, pas një takimi urgjent të Këshillot te Sigurisë Kombëtare të Serbisë. “… policia e Kosovës që nuk ka të drejtë të jetë në veri, bëhet fjalë per përpjekje për ta perfunduar problemin serb në Kosovë në të cilën po marrin pjesë Kurti, Prishtina dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Vuçiq. Vuçiq tha se i “bën thirrje shqiptarëve dhe serbëve që të ruajnë paqen”.
Ai i bëri thirrje serbëve të Kosovës që të jenë  të  qetë  dhe te “mos bien më provokime”. Ai tha se nuk ka ende një “verifikim se si ka ndodhur sulmi mbi EULEX-in” por tha se “sulmet mbi EULeX dhe KFOR nuk guxojnë të ndodhin”.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u thirr nga Presidenti Vuçiq, nje dite pasi paralajmeroi kerkesën përsiç tha, kthim të “ushtrisë e policisë serbe në Kosovë” me pretendimet se ketë ia mundëson Rezoluta 1244. Por Vuçiq është i vetëdijshëm se kërkesa do t’i refuzohet.

Presidenti serb tha se “një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ”, tha Vuçiq. “Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”, tha Vuçiq./21Media
Back to top button