Bashkimi dhe Peja përballen sot në Rahovec

Bashkimi dhe Peja do të zhvillojnë sot ballafaqimin e tyre të vlefshëm për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Kjo ndeshje ishte planifikuar të zhvillohet të dielën në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, por u shty për shkak të temperaturave të ulëta në palestër.
Vetëm pak orë pas shtyrjes së saj, Federata e Basketbollit të Kosovës mori vendim që sfida të zhvillohet sot, me fillim nga ora 17:00 në Rahovec.
Sa i përket renditjes tabelare, Peja pozicionohet në vendin e tretë me 32 pikë, kurse Bashkimi është në vendin e gjashtë me 27 pikë.

Back to top button