Basketboll: Golden Eagle Ylli – Trepça, finalja e madhe

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, do të përballen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të “play-off”-it të elitës së basketbollit kosovar. Suharekasit eliminuan në gjysmëfinale Sigal Prishtinën, ndërsa mitrovicasit Pejën. Ndeshja e parë e serisë finale zhvillohet nesër prej orës 17:30 në Suharekë. Skuadra që shënon tri fitore në serinë finale shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2021/22.
 

Back to top button