Pse bëhet lindja cezariane, cilat janë rreziqet për nënën dhe foshnjen, tregon Dr. Meritë Demiri-Demolli

4 min read

“Lindja me prerje cezariane (seksion cezarian) është një procedurë kirurgjikale që përdoret për të lindur fëmijë përmes prerjeve në bark dhe mitrën e nënës.”, kështu ka bërë të ditur për rtv21.tv Dr. Meritë Demiri-Demolli, gjinekologe/obstetër, e cila ka informuar se shpesh, nevoja për një lindje cezariane për herë të parë nuk bëhet e qartë derisa lindja të fillojë.

“Një lindje cezariane mund të planifikohet para kohe nëse zhvilloni komplikime të shtatzënisë ose keni pasur një lindje cezariane të mëparshme dhe nuk po mendoni për një lindje vaginale pas lindjes cezariane.”, ka deklaruar ajo.

Lindja cezariane,gjithcka duhet te dini : Mjekesia

Gjinekologia ka potencuar se ndonjëherë një seksion cezarian është më i sigurt për nënën ose fëmijën sesa një lindje vaginale.

Sipas Dr. Demiri-Demolli, mjeku mund të rekomandojë një lindje cezarian nëse:

Procesi i lindjes nuk po përparon

Fëmija juaj manifeston vuajtje në barkun e nënës

Fëmija juaja është në një pozicion jonormal

Shtatëzani e shumëfishtë

Faktori placentarë p.sh nëse placenta mbulon hapjen e qafës së mitrës (placenta previa), rekomandohet lindja cezariane.

Kordoni i kërthizës i prolapsuar

Ju keni një shqetësim shëndetësor , siç është një sëmundje e zemrës ose e trurit.

Mioma në mitër që pengon kanalin e lindjes ose fëmija ka një gjendje që mund të shkaktojë që koka të jetë jashtëzakonisht e madhe (hidrocefalus i rëndë).

Ju keni pasur një lindje cezariane të mëparshme

“Në varësi të shkakut të lindjes cezariane dhe faktorëve të tjerë, shpesh është e mundur të provoni një lindje vaginale pas nje lindje paraprake cezariane. Megjithatë, në disa raste, mjeku juaj mund të rekomandojë një përsëritje të lindjes cezarian.”, ka bërë të ditur ajo për rtv21.tv

Lindja vaginale pas nje operacioni cezarian (VBAC) : Mjekesia

E pyetur se cilat janë rreziqet e lindjes cezariane, apo me operacion, Dr. Meritë Demiri-Demolli ka theksuar se ashtu si llojet e tjera të operacioneve të mëdha, edhe lindjet cezariane kanë rreziqe.

Sipas saj, rreziqet për fëmijën përfshijnë:

Probleme me frymëmarrjen

Foshnjet e lindura me seksion C të planifikuar kanë më shumë gjasa të zhvillojnë takipnea kalimtare – një problem i frymëmarrjes i shënuar nga frymëmarrje jonormale e shpejtë gjatë ditëve të para pas lindjes

Lëndimi kirurgjik (Edhe pse të rralla, prerjet aksidentale në lëkurën e foshnjes mund të ndodhin gjatë operacionit).

Ndërsa, rreziqet për nënat përfshijnë:

Infeksion – Pas një lindje cezariane, nënat mund të jenë në rrezik të zhvillimit të një infeksioni të mukozës së mitrës (endometrit).

Hemorragji pas lindjes – Një lindje cezariane mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë gjatë dhe pas lindjes.

Reagime ndaj anestezisë

Lëndimi kirurgjik

Gjinekologia Demiri-Demolli ka theksuar se pas një lindjeje cezariane, një grua përballet me një rrezik më të lartë të komplikimeve potencialisht serioze në një shtatzëni të mëvonshme sesa pas një lindjeje vaginale.

“Sa më shumë lindje cezariane të keni, aq më i lartë është rreziku i placentës previa dhe një gjendje, në të cilën placenta lidhet në mënyrë jonormale në murin e mitrës (placenta accreta). Rreziku që mitra të hapet përgjatë vijës së oprtimit cezarian të mëparshëm (rupture uterine) është gjithashtu më i lartë nëse provoni një lindje vaginale pas nje lindje cezariane.”, ka treguar ajo.

Lindja normale vs Lindja cezariane: Përparësitë dhe rreziqet

E pyetur se si duhet përgatitur gruaja që vendos të kryejë lindje cezariane, Dr. Meritë Demiri-Demolli Gjinekologe/obstetër ka bërë të ditur se nëse prerja cezariane është planifikuar paraprakisht, mjeku mund të sugjerojë të bisedohet me një anesteziolog për çdo gjendje të mundshme mjekësore që do të rriste rrezikun e komplikimeve të anestezisë.

“Mjeku juaj mund të rekomandojë gjithashtu disa teste gjaku përpara lindjes cezarian. Këto teste do të japin informacion në lidhje me grupin tuaj të gjakut dhe nivelin tuaj të hemoglobinës, leukociteve , etj. Këto detaje do të jenë të dobishme për ekipin tuaj të kujdesit shëndetësor në rastin e pamundur që të keni nevojë për transfuzion gjaku gjatë lindjes cezariane.”, ka shtuar Dr. Demiri-Demolli.

Ndryshe, drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Jakup Ismajli, para dy javësh për rtv21.tv ka informuar se vetëm gjatë muajit prill 241 lindje janë kryer me prerje cezariane (operacion)./21Media