Basketbollistja e Kosovës nënshkruan me Washington State Cougars

 
Basketbollistja e talentuar, Astera Tuhina, njëherit bursiste e Komitetit Olimpik të Kosovës si “Shpresë Olimpike 2021”, ka bërë një hap të madh në karrierën e saj.
17-vjeçarja ka nënshkruar kontratë me Washington State Cougars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është bërë basketbollistja e parë nga Kosova që do të garojë në NCAA Divizion 1. Ajo deri më tani luante me Deportivo Promete të Spanjës.
Astera është pjesë e Kombëtares A të Kosovës, si dhe e grupmoshave të reja.

Back to top button