Nëna e 8 vjeçarit të vrarë nga fqinji: Më iku fëmija, mu pre ëndrra në gjysmë, ta varin

Gjykata e Fierit u përshi në kaos mëngjesin e sotëm. Familjarë të Mateo Vasiut, 8-vjeçarit të vrarë nga fqinji Klodian Çalamani thyen derën e gjykatës para nisjes së seancës për masën e sigurisë dhe u futën me forcë në ambientet e gjykatës.
Për disa minuta me radhë ata u përleshën me policinë dhe kërkuan të jenë të pranishëm në sallë.
Pas shumë përpjekjeve uniformat blu arritën t’i nxjerrin jashtë.
Gjykata vendosi që seanca të jetë me dyer të mbyllura për çështje sigurie.
Të irrituar familjarët shprehën revoltën edhe jashtë gjykatës.
“Jam prindi që ma vrau. Më iku fëmija, mu pre ëndrra në gjysmë.Ta varin!” tha e ëma.
“Horror, e patë.”
“Kush ka fëmijë të vegjël në shtëpi na ndihmoni te gjykata, të kërkojmë drejtësi. Të varim këtë plehrë, të shpëtojmë fëmijët e tjerë. Populli ku është, të na mbështesin këtu”./Oranews

Back to top button