Kaloni te përmbajtja kryesore

Bastisen 8 lokacione në rajonin e Prishtinës

Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse.

Lidhur me rastin janë bastisur tetë lokacione në rajonin e Prishtinës, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47, njëzet e tre fishekë, dy karikatorë, një bajonetë, një thikë, shtatëdhjetë e tetë gramë narkotikë dhe shtatë telefona mobilë.

Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button