Bastisen zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore

Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë (NPB) njoftoi se në pasditën e datës 19.07.2022, policia ka bastisur zyret e tyre
Sipas kësaj ndërmarrje policia përmes një urdhër kontrolli për të marrë një numër të dokumenteve të NPB.
“ Këto dokumente ndërlidhen me projektin më të rëndësishëm të ndërmarrjes sonë – projektin e ndërtimit në Lakrishtë. Nga ajo që kemi kuptuar është që të gjitha këto dokumente që janë kërkuar i ishin dorëzuar organeve të rendit 5 muaj më herët. Pasur parasysh këtë fakt, kërkesa e tyre është e pakuptimtë. Përgjatë orëve që këta zyrtarë policorë ishin në ambientet tona, kanë bërë shkelje ligjore. Ata kanë qëndruar në dy kate duke mos lejuar praninë e askujt nga zyrtarët tanë për rreth një orë. Për më shumë ata kanë tejkaluar çdo limit me një veprim tjetër po ashtu të kundërligjshëm: për një orë që ata kanë qëndruar pa prezencën e zyrtarëve të NPB në katin e dytë dhe të tretë i kanë ndalur të gjitha kamerat e sigurisë duke vepruar në kundërshtim me nenin 108 pika 6 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale.”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën e kësaj ndërmarrje tutje thuhet se veprimtaria e zyrtarëve policor është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të procedurës penale në fuqi.
“Për të njëjtën NPB do merr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për ta adresuar këtë ndërhyrje të paprecedentë në një Ndërmarrje Publike. NPB deri më tani ka dëshmuar bashkëpunim me çdo institucion publik në raport me çdo kërkesë që i është paraqitur përfshirë këtu edhe organet e rendit publik në përputhje me nenin 66 të Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale. Projekti i ndërtimit në lagjen Lakrishtë që përbën rritjen më të madhe të një prone publike ndonjëherë nga paslufta e tash, ka qenë cak i sulmeve të orkestruara tash e sa kohë, ndonëse Qeveria e humbi rastin për anulimin e këtij projekti në dy instanca gjyqësore ku edhe u vërtetua ligjshmëria e këtij projekti.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button