Bastiset Ministria e Bujqësisë

 

Njësia speciale e Policisë së Kosovës sot ka bastisur Ministrinë e Bujqësisë në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Detajet do të jepen pas aksionit./21Media 

 

Back to top button