Bastisje anti-drogë, arrestohet 21-vjeçari

 
Sot, rreth orës 07:00 policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Strumicë kanë arrestuar B.A.(21) nga Shtipi.
Gjatë bastisjes në vendbanimin e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, në oborr dhe brenda në shtëpi është gjetur dhe marrë marihuanë, bimë kanabisi dhe mjete të tjera, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit, kundër B.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës./21Media

Back to top button