Detaje për aksidentin në Batincë: Vdiq 49-vjeçari, shoferi i veturës me të cilën u përplas ishte 26-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ka dhënë detaje për aksidentin në fshatin Batincë të Shkupit, ku vdiq N.R.(49) nga fshati Batincë.
Ai ishte duke drejtuar veturën “Shkoda”, ndërkaq u përplas me veturën BMW të cilën e drejtonte A.H.(26), po ashtu nga fshati Batincë.
“Pas aksidentit N.R. është dërguar në Qendrën Urgjente në Kompleskin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja. A.H. ka pësuar lëndime të lehta trupore të konstatuara poashtu në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, kurse me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion./TV21

Back to top button