Bastisje në Mitrovicë, Policia gjen 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Policia ka realizuar të mërkurën bastisje në Mitrovicë, me ç’rast ka gjetur 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave.
Policia ka informuar se bastisja është realizuar në dy shtëpi me objekte përcjellëse në fshatin Gushavc të Mitrovicës.
“Gjatë bastisjes janë gjetur dymbëdhjetë (12) aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave. Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që me veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.”, është bërë e ditur në njoftim./21Media