“Ukraina do të ndiejë pasojat e luftës për 100 vjet”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Ukraina mund të ndiejë pasojat e luftës së Rusisë “për 100 vjet” për shkak të bombave të pashpërthyera që mbushin qytetet.

“Kjo është arsyeja pse ne gjithashtu do të duhet të punojmë së bashku për rindërtimin”, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Berlin.

Duke iu referuar të kaluarës së Gjermanisë të shkatërruar nga lufta, kancelarja gjermane tha se “ata që jetojnë në Gjermani e dinë se bombat nga Lufta e Dytë Botërore zbulohen ende shpesh”, shkruan BBC./21Media

Back to top button