Wallace tha se Rusia do të dalë nga lufta më e dobët se sa ishte
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se Rusia do të dalë nga lufta në Ukrainë më e dobët se sa ishte.
“Ai duhet të pajtohet se në planin afatgjatë ai ka humbur. Çfarëdo që të ndodhë në Ukrainë, le të konsiderojmë se Rusia është një vend më i vogël tani se sa ishte”
Wallace tha gjithashtu se ushtria ruse “është e lodhur” dhe mund të ketë vështirësi në rindërtimin e vetvetes mes sanksioneve të ashpra.
Përveç kësaj, Wallace tha se ai beson se Kina po bëhet gjithnjë e më e kujdesshme ndaj veprimeve të Rusisë, duke i parë ato si “të këqija për biznesin”, shkruan BBC./21Media