Avokati i NPB-së mohon se po bastisen zyrat e kësaj ndërmarrje

Përfaqësuesi ligjor i Ndërmarrjes Publike Banesore Valdrin Behrami, mohoi se janë duke u bastisur zyrat e kësaj ndërmarrje.

Ai për portalin rtv21.tv tha se kanë marrë vesh aksioni po zhvillohet tek ish-zyrtarët e NPB-së, që sipas tij bëhet fjalë për ish-kryeshefin dhe ish-anëtarët e bordit që ndërlidhet “me kontratën e bashkë-inevstimit në Lakrishtë”.


Bastisje në Ndërmarrjen Publike Banesore

Policia është duke zhvilluar operacion bastisjeje në Ndërmarrjen Publike Banesore.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili është shprehur se pas operacionit policor do të jepen të dhëna shtesë.

“Është duke u zhvilluar një operacion policor (kontrolle) dhe pas përfundimit do të ofrohen të dhëna shtesë.”, ka thënë  Krasniqi.

Back to top button