Sveçla del me njoftim për tri aksionet e mëngjesit të sotëm

Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione të ndryshme mëngjesin e së mërkurës e për këtë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka dal me njoftim.
Ai duke përgezuar punëne e Departamentit të Hetimeve, ka thënë se treguar se këto aksione janë zhvilluar kundër fajdeve, po ashtu aksion në Ndërmarrjen Publike Banesore, e për fajde.
“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur .”, ka shkruar Sveça në Facebook./21Media